Autizmi, version ekstrem i 'trurit mashkullor

  • 14 November 2018 - 16:43
Autizmi, version ekstrem i 'trurit mashkullor

Shkencëtarët kanë konstatuar se meshkujt nuk ndihen aq mirë rreth ndjenjave dhe më shumë preferojnë të kuptojnë se si funksionojnë gjërat. Derisa femrat janë më të interesuara për njerëzit e tjerë dhe për emocione. Studimi po ashtu krahason autizmin me tiparet e personalitet të meshkujve, duke gjetur ngjashmëri befasuese. Në bazë të gjetjeve të tyre, kërkuesit shkencorë thonë se autizmi është një formë ekstreme e 'trurit mashkullor', duke vështirësuar leximin e emocioneve të të tjerëve. Krahasuar me femrat, meshkujt tentojnë që të jenë më në siklet në situata sociale (shoqërore), sikur që janë edhe më pak perceptues në këtë aspekt, p.sh. duke mos kuptuar se me çka e kanë ofenduar dikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më 'sistematikë' sesa 'empatikë'

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Kembrixhit, të cilët kanë analizuar testet e personalitetit për më shumë se gjysmë milioni burra e gra, gjetën se, si meshkujt, po ashtu edhe të sëmurët nga autizmi, janë më 'sistematikë', sesa 'empatikë'. E kundërta ishte vërejtur te fermat, ku 40% prej tyre arritën vlerësim të lartë për empati, krahasuar me vetëm 24% të meshkujve dhe 13% të meshkujve me autizëm. Shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi se, të diagnostikohesh me autizëm, mund të thotë se keni një tru tepër 'mashkullor'. 

Femrat janë më të mira sa iu përket ndjenjave

'Truri mashkullor' më së shpeshti është hasur te meshkujt që merren me shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, dhe mund të shpjegojë pse meshkujt mund të diagnostikohen me autizëm 2-3 herë më shpesh sesa femrat. Profesor Simon Baron-Cohen, drejtor i Qendrës së autizmit në Kembrixh, kishte propozuar teorinë e trurit ekstrem mashkullor për autizmin, dy dekada më parë, duke thënë se meshkujt janë më të mirë në sistematizim, duke gjetur karakteristikat dhe rregullat, derisa femrat janë më të mira sa iu përket ndjenjave (empatisë).

 

(Kosova Sot)