Ky miliarder ka bërë një veprim që vështirë do ta bënin të tjerët

  • 15 November 2018 - 09:58
Ky miliarder ka bërë një veprim që vështirë do ta bënin të tjerët

Një miliarder në ShBA, i cili prodhon verë, ka ofruar ndihmë për të prekurit nga zjarret e mëdha në Kaliforni.

Howard Leight, ka marrë jahtin e tij superluksoz, i cili kushton plot 25 milionë dollarë, dhe përmes tij ka transportuar ndihma ushqimore dhe gjëra  të tjera të nevojshme, për njerëzit të cilët kanë mbetur pa to pas zjarrit që përfshiu vendin gjatë javës së kaluar.

Pos kësaj, ai ka kërkuar ndihmë edhe nga të tjerët, përmes një ‘hashtag’ në rrjetet sociale me emrin #shpresëpërMalibu, duke kërkuar kështu të gjithë ata që ndodhën në atë zonë t’i bashkangjiten për ndihmë.

 

Ndryshe, zjarri që përfshiu Kaliforninë gjatë javës së kaluar, dhe po vazhdon ende, deri tani ka shkaktuar rreth 50 viktima dhe dëme të shumëta materiale.

 

(Kosova Sot)