GURAZIU: THAÇI RA NË KAZANIN E PUTINIT!

  • 16 November 2018 - 14:41
GURAZIU: THAÇI RA NË KAZANIN E PUTINIT!

 Sipas analistit politik Ragip Guraziu, Thaçi ra në kazanin e Putinit, sepse Vuçiq dhe Serbia e kanë Putinin si babanë e tyre."Takimi mes dy presidentëve në Francë nuk ishte i rastit, të presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Vladimir Putinit. Dhe kjo është arsyeja si po kërkon tani edhe Hashim Thaçi, që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, ashtu siç po kërkon edhe Vladimir Putini, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja. Dhe, kështu po ia bën argatin Hashim Thaçi Vladimir Putinit, ndërkaq PSD-ja e Shpend Jahtit ia bëri argatin Hashim Thaçit, duke ia servuar Ligjin për Referendumin në Kuvend, pikërisht kur atë e kërkon Hashim Thaçi", tha Guraziu për "Kosova Sot". Ai shton se askush tjetër, përveç Putinit, në këtë aspekt edhe Thaçit do të mendonte një referendum për një temë të tillë e që po e gjen mbështetjen tinëzare të Shpend Ahmetit në cilësinë kreut të partisë që e propozon dhe dërgon ligjin në Kuvend. "Pikërisht mendohet ky referendum, i kërkuar nga Putini dhe i implementuar nga Hashim Thaçi, që të jetësohet përmes Shpend Jahtit dhe kolegëve të tij, të cilët e sollën si draftligj më 7 nëntor të këtij viti, e që po shihet nga Thaçi si shpëtim për të, pasi ka mungesë të një uniteti në politikën kosovare për ta përkrahur marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëdalja e vetme e Thaçit shihet referendumi, pra duke mashtruar popullin, nëse do të arrijë ta bëjë këtë", tha Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)