Haskuka: Nuk do të lëshohen leje për ndërtim të hidrocentraleve në fshatrat e Zhupës

  • 16 November 2018 - 17:47
Haskuka: Nuk do të lëshohen leje për ndërtim të hidrocentraleve në fshatrat e Zhupës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një takim me krerët e fshatrave të Zhupës, ka biseduar për nevojat e banoreve të këtij rajoni malor.

Haskuka përmes një komunikate ka shpalosur problemet me të cilat banorët po përballen në këtë anë. Sipas tij, lëshimi i lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në degët e Lumbardhit është brenga më e madhe.

“Sasia e rrymës që mund të prodhojnë këto hidrocentrale është shumëfish më e vogël se dëmi që mund t’i shkaktojnë ekosistemit të rajonit dhe pjesës urbane të qytetit. Pos saj, ndërtimi i hidrocentraleve do të shkatërronte mundësinë e zhvillimit të turizmit malor”, ka shkruar tutje Haskuka në ‘Facebook’.

Me këtë rast i pari i Komunës së Prizrenit, bashkë me krerët e këtyre fshatrave u dakorduan se Komuna nuk do të lëshojë leje për ndërtim të hidrocentraleve.

 

(Kosova Sot)