Ambasadorja turke është e lënduar, ndodhet në QKUK

  • 16 November 2018 - 19:10
Ambasadorja turke është e lënduar, ndodhet në QKUK

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, është lënduar nga aksidenti që ndodhi pasditën e sotme në Mramor, me ç’rast dy persona kanë humbur jetën.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa ambasadorja turke ndodhet në QKUK për tretman mjekësor.

Nuk ka ende ndonjë informacion për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

 

(Kosova Sot)