Haradinaj i trishtuar për vdekjen e tre personave në aksidentin Prishtinë-Gjilan

  • 16 November 2018 - 21:26
Haradinaj i trishtuar për vdekjen e tre personave në aksidentin Prishtinë-Gjilan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen e tre personave në aksidentin që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne.  Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

 

(Kosova Sot)