Tallja e madhe me Presidentin Thaçi: “Petrit a je ti?” (Foto)

  • 16 November 2018 - 21:57
Tallja e madhe me Presidentin Thaçi: “Petrit a je ti?” (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të jetë pre e talljeve të shumta në rrjetet sociale. Së fundi, arsye është bashkëpunimi i tij me Petrit Selimin, shefi i fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC) në Kosovë.

Dyshja duket se i ka vazhduar lidhjet e forta që kishin qysh në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e dëshmoi ditë më parë vetë Selimi nëpërmjet një postimi në Twitter, kjo për faktin se, me ose pa dashje, ai zbuloi se ia shkruan edhe postimet presidentit, pavarësisht se zyrtarisht s’është pjesë e kabinetit të tij.

Ka mjaftuar kjo që me Thaçin të nis tallja në internet.

Kështu ndodhi edhe sonte kur një qytetar pyet: ‘Petrit a je ti”, nën një shkrim të Thaçit në Facebook.

 

 

(Kosova Sot)