GRAPCI: SHUMË USHQIMEVE NUK U DIHET PREJARDHJA

  • 19 November 2018 - 12:48
GRAPCI: SHUMË USHQIMEVE NUK U DIHET PREJARDHJA

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot", thotë se ka shumë ushqime që qytetarët e Kosovës i hanë, por në fakt nuk u dihet prejardhja apo origjina e produktit. "Ka shumë produkte në Kosovë me emra të njohur për Botën, por në fakt ato që ia u shesin qytetarëve kosovarë nuk janë origjinale, por janë imitim i atij brendi ushqimor. Ndaj mekanizmat në Kosovë duhet që të luajnë rolin e tyre sa më mirë dhe më qartë, duke filluar me parandalimin e piraterisë së emrave te kompanive, të markave të ushqimit, teknologjisë. Kemi shumë produkte dhe për fat të keq ushqime me mbishkrimin hallall, por shtrohet pyetja ku e kanë origjinën. A po i kontrollon kush këto produkte me këto mbishkrime. Veç saj, përse po lejohet në Kosovë imitimi dhe shtesa nëpër ushqimet që nuk kanë të bëjnë fare me termin hallall. Qytetarët duhet që të kenë kujdes se çka po blejnë dhe çka po hanë, sepse një ditë mund të jetë shumë vonë. Prandaj, para se ta blini produktin ushqimor shikojeni origjinën, kurse nëse ju duket e dyshimtë mos e blini. Të gjitha këto na tregojnë se AUVK-u duhet që sa me shumë t'i kontrollojë korporatat e mëdha, siç janë 'Devolli', ELKO-si-ETC-ja, kompanitë 'Viva-Fresh' dhe 'Viva FreshStore' etj.", është shprehur ai.

 

(Kosova Sot)