BADALLAJ: SHPEND HAJNI KRIMIN E TIJ NË PRISHTINË PO E VAZHDON ME LIDHJET ME KAPOT E KRIMIT, HASHIMIN E BROJËS E RAMUSHIN E GJOKËS

  • 19 November 2018 - 17:12
BADALLAJ: SHPEND HAJNI KRIMIN E TIJ NË PRISHTINË PO E VAZHDON ME LIDHJET ME KAPOT E KRIMIT, HASHIMIN E BROJËS E RAMUSHIN E GJOKËS

 "Është e pamundur që të mos dalin në shesh hajnitë e këtij matrapazi, hajni, rrenci, Shpend Ahmetit, ose si po e quan populli Shpend hajni e jahti, sepse hajnitë e tij janë marramendëse. Harami i ka zënë këta dilenxhinj dhe do t'ia hanë kokën njëri-tjetrit dhe ashtu i lutem të madhit Zot, sepse hajnitë e kësaj bande hajnash nuk ka filluar dje. Ai është i zhytur në krim edhe për shkak të hajnisë së lidhur me mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale dhe me bandat serbiane. Ky hajn u bë milioner që deri dje nuk kishte bukë, filloi krimin në Prishtinë duke shitur leje ndërtimi vetëm për nevoja të tyre personale dhe për të trashur xhepin e tij. Dhe, shihni se si i bën edhe reklamë dikujt ky hajn, vetëm që të përfitojë materialisht, që në të njëjtën kohë heq edhe maskën, duke pranuar se është aksionar dhe ka hise në këtë kompani. Shpend hajni krimin e tij në Prishtine e vazhdon edhe me lidhjet me kapot e krimit, Hashimin e Brojës e Ramushin e Gjokës, sepse krimi i lidh këta hajna që nuk njohin as shtet e as ligje, këta cuba njohin vetëm hajninë. Pra të gjitha lidhjet e krimit që bëhen në Kosovë epiqendra e tyre është në Prishtinë dhe pikërisht që e udhëheq kush tjetër pos Shpend jahti apo Shpend hajni. Sa toka në zemër të Prishtinës dha ky si të ishin tokat e babës që ia dha bandës serbiane Devolli, po së shpejti do zbulohen hajnitë dhe lidhjet me proserbin Behgjet Pacolli. Shpejt këta do të ndjekin rrugën e Gruevskit. Të mos ishte e lidhur prokuroria me politikën dhe kryebanditët e shtetit këta matrapazë do ishin në burg pa më të voglin dyshim", theksoi analisti Reshat Badallaj për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)