Bill Clinton “mbush bateritë”, futet në fushatën e Hillary-t

  • 03 October 2015 - 23:25
Bill Clinton “mbush bateritë”, futet në fushatën e Hillary-t

Gjithnjë e më i pranishëm në mbështetje të bashkëshortes

Ai është figura më e dashur në botë, me përjashtim të papës Françis

Ish-presidenti Bill Clinton është duke e shtuar aktivitetin për fushatën e Hillary-t, mu në kohë të duhur. Por, roli i tij është duke u zgjeruar më shpejt sesa që është pritur

 

 

A keni menduar me të vërtetë se Bill Clinton do të qëndronte anash dhe se do ta lejonte Bernie Sanders-in që të prishë çdo gjë?  Fushata e Hillary Clintonit gjithmonë kishte planifikuar përfshirjen e ish-presidentit për të sjellë ndihmë financiare gjatë kësaj vjeshte, ndërsa njerëzit e përfshirë në operacionin e mbledhjes së parave presin nga ai që të përfshihet edhe në komitetin për veprim politik. Megjithatë, Bill gradualisht është duke e zgjeruar ndikimin e tij në aspekte të tjera për përpjekjen e saj, duke i përdorur intervistat në media në lidhje me punën e tij bamirëse për të folur për kandidimin e bashkëshortes së tij dhe, sipas demokratëve të lartë të afërt me fushatën, ai është duke marrë pjesë në diskutime të nivelit të lartë në lidhje me zgjedhjet e vitit 2016. “Ai është si një mbushës i baterive”, ka thënë një mik i vjetër i Clinton-it dhe aleat i tij në Uashington, duke e ndryshuar më pas metaforën në mes të fjalisë për të reflektuar zbehjen verore të fushatës. “Ai është sikur ilaç i zemrës”.

 

Dyshimet në lidhje me fushatën

Hillary e nisi fushatës e saj në pranverë ndërsa e la anash bashkëshortin e saj, ndërsa theksoi se ajo, jo ai, ishte në kontroll të garës së saj të dytë presidenciale. Por shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë muajve të shkuar, dhe Bill, ende një forcë e natyrës politike, është shumë i rëndësishëm për të mbetur anash. Bashkëshortja e tij ka mbledhur vetëm 2 milionë dollarë (rreth 1.8 milionë euro) më shumë se Sandersi në tre muajt e fundit, duke nxitur kështu dyshime në lidhje me fushatën e cila dikur shihej si një ecje drejt nominimit, nëse jo drejt Shtëpisë së Bardhë dhe ai është bërë gjithnjë e më i paduruar, thonë njerëzit e afërt me të, pasi që bashkëshortja e tij përballet me rënie në shifrat e sondazheve dhe me një rebelim nga Vermonti nga ana e një sfiduesi që nuk ka qenë në radarin e tyre para një viti. “A mund të ndihmojë ai? Natyrisht që po. Ai është lideri më i talentuar publik i kohës sonë. Ai është figura më e dashur në botë, me përjashtim të papës Françis. Pas Obama-s dhe Biden-it, natyrisht, ai ishte personi më i vlefshëm i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012”, ka thënë Paul Begala, strateg dhe aleat i vjetër i Clinton-it.

 

Përfshirja e donatorëve

Personeli i fushatës së Hillary-t me seli në Bruklin mohon se ka bërë një ndryshim të madh strategjik. Bill-i gjithmonë është supozuar që ta shtojë punën e tij në fushatë. Por roli i tij hyrës si makinë njerëzore e parave është duke u bërë rol edhe në aspektin e mbajtjes së fjalimeve, ndërsa të premten filloi me një darkë të partisë demokratike në Virgjininë Perëndimore, ndërsa pritet edhe një paraqitje e tij në emisionin televiziv të Stephen Colbert. Privatisht, njerëzit e afërt me fushatën, duke përfshirë donatorë dhe asistentë, janë duke e parë ish-presidentin duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në zinxhirët e postës elektronike, qoftë si pjesëmarrës në seancat strategjike ose si burim i një ideje ose ofrues i një informate politike. “Emri i tij shihet gjithnjë e më shumë tani”, ka thënë një mik i Clinton-it.

 

Konkluzioni i para pak kohëve i takimeve të ‘Clinton Global Initiative’ në Nju-Jork shënon një përshpejtim në aktivitetin politik të Bill-it, duke filluar me tri mbledhje të parave prapa dyerve të mbyllura në Gjeorgji, Kanzas dhe Miçigan

(Kosova Sot)