Ura me gurët e gdhendur, me mjeshtri të jashtëzakonshme

  • 04 October 2015 - 09:57
Ura me gurët e gdhendur, me mjeshtri të jashtëzakonshme

Bart shumë histori e legjenda

Uka: Ura është ndërtuar atëherë kur është ndërtuar edhe Hamami në Vushtrri

Ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore mendohet që daton nga shekulli  XV. Aty thuhet se udhërrëfyesi francez Filip Kane në vitin 1579 vizitoi Vushtrrinë dhe përmendi Urën e Gurit

 

Vushtrria njihet për monumente të vjetra, të cilat tregojnë lashtësinë e këtij qyteti. Njëra ndër to është Ura e vjetër e Gurit, e cila gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së këtij qyteti. Përndryshe kjo urë, sipas banorëve më të moshuar, është shumë e vjetër, por ka shumë versione për këtë urë. Kjo urë, e cila shpërfaq histori të shumta, lidh fshatrat rrëzë malit Çyqavica me Vushtrrinë. Bëhet e ditur se nëpër këtë urë kalonte rruga për Mitrovicë. Tani po t’i bëhej një vizitë kësaj ure, vërejmë se ajo gjendet mbi shtratin e thatë të lumit Sitnicë, ndërkohë që sipas banorëve, edhe pse asnjë nuk mban mend, aty shumë kohë më parë në mënyrë të natyrshme uji ndërroi rrjedhën për disa qindra metra në perëndim. Ndërkohë në lidhje me ndërtimin e urës dhe vjetërsinë e saj, ende nuk ka të dhëna të sakta, ani pse serbët pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë këtë urë. Ata e trajtojnë këtë si  ‘Urë e Vojnoviqëve’, por ka edhe mendime se ajo është ndërtuar në kohën e turqve, në atë kohë kur edhe janë ndërtuar edhe monumente të tjera në këtë qytet...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)