Serbia e paaftë ta pengojë Kosovën në UNESCO, kërkon ndihmë nga Rusia

  • 04 October 2015 - 11:50
Serbia e paaftë ta pengojë Kosovën në UNESCO, kërkon ndihmë nga Rusia

Partia Popullore e Serbisë (SNP) ka kërkuar nga qeveria serbe më shumë aktivitet kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Përmes një deklaratë për shtyp, kryetari i SNP-së, Senad Popoviq, ka propozuar që Serbia të filloj një apel publik drejt Rusisë për ndihmë diplomatike, në mënyrë që të influencojë vendet anëtare të UNECO-s, të cilat më pas supozohet se do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatën për trashëgimi kulturore, raporton Tanjug.

Një mënyrë tjetër sipas SNP-së që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, është që të diskutoj me vendet anëtare të BRIKS-it dhe të kërkoj që edhe ato të votojnë kundër Kosovës në UNESCO.

Pjesë e përbërese e BRIKS-it janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore.