Tufa me lopë dhe dele, nëpër trafikun urban në Pejë (Foto)

  • 04 October 2015 - 20:59
Tufa me lopë dhe dele, nëpër trafikun urban në Pejë (Foto)

Gjatë ditës së sotme, pronarë të pandërgjegjshëm i kanë transportuar kafshët nëpër rrugët e qytetit të Pejës.

Në raste të ndryshme, shoferët është dashur të ndalojnë veturat derisa kanë kaluar bagëtitë.

Kjo fotografi e bërë në lagjen Fidanishte, tregon për momentin kur kafshët kanë kaluar pranë lokaleve afariste.

Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë nëpër ambiente urbane në Pejë, transmeton Telegrafi.

Tufa me lopë dhe dele, nëpër trafikun urban në Pejë (Foto)