Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Londër

  • 06 October 2015 - 20:38
Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Londër

Një shtetas shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e një shtetasi rumun.

Masimo Fishti ka qenë duke luajtur shah me shtetasin rumun më 25 prill dhe pas një zënke për lojën, e ka goditur atë me thikë në zemër. 

Shtetasi rumun ka gjetur vdekjen e mennjëhershme. 

Fishti tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm, por me të drejtën që pas 21 vitesh, të kërkojë lirimin me kusht. Ndërkohë, gruaja e shtetasit rumun është shprehur për “The Guardian”: “Jam thellësisht e rrënuar nga vdekja e tij. Ishte gjithçka kisha dhe trau i familjes. Unë kam dy fëmijë 12 dhe 4 vjeç dhe ata janë të shkatërruar nga humbja e babait. Ata akoma nuk e kanë pranuar vdekjen e tij dhe s’mund ta kuptojnë. Çdo mëngjes më pyesin se kur do të kthehet”.