Kosova dhe Katari me marrëveshje për transportin ajror

  • 07 October 2015 - 09:41
Kosova dhe Katari me marrëveshje për transportin ajror

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që nga sot Kosova dhe Katari të kenë një marrëveshje për transportin ajror, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku  e ka cilësuar këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme për Kosovën.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje do të rritet kredibiliteti i shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot)