Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

  • 07 October 2015 - 10:39
Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bashkë me të, i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli është dënuar me 1 vit ndërsa Shefqet Morina është liruar nga akuzat.

Demaku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele tokë prej 4 hektarësh të cilën Komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike, transmeton kallxo.com.

Mehdi Kurrumeli është drejtor në Shërbimin Kadastral të Komunës së Drenasit ndërsa Shefqet Morina, referent për ndërrime kadastrale në këtë komunë.