Mbi 220 milionë euro shpërblim për financuesit e partive politike

  • 07 October 2015 - 11:46
Mbi 220 milionë euro shpërblim për financuesit e partive politike

Financuesit e partive politike në Kosovë kanë përfituar mbi 220 milionë euro nga tenderët publikë përgjatë periudhës kohore gusht 2007 - maj 2014, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Në hulumtimin e organizatës joqeveritare "Çohu" dhe Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese “Preportr”, thuhet se financuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, prijnë për sa i përket vlerës totale të parave që i kanë përfituar nga tenderët publikë.

Sipas hulumtimit del se financuesit e PKD-së kanë përfituar 160 milionë euro, përderisa ata të LVV-së që renditen të dytët  në këtë listë kanë marrë afër 60 milionë euro nga tenderët publikë.

Ndërsa, tri partitë e tjera (LDK, AAK dhe AKR), kanë përfituar më pak se 14 milionë euro.

(Kosova Sot)