Peticioni i opozitës arrin 171 mijë e 209 nënshkrime (Foto)

  • 08 October 2015 - 21:28
Peticioni i opozitës arrin 171 mijë e 209 nënshkrime (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me thirrjen qytetarëve për të nënshkruar peticionin që tregon kundërshtimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel me Serbinë dhe marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Në llogarinë e tyre në Facebook, Vetëvendosje ka shpërndarë një foto ku tregon se tashmë janë arritur 171 mijë e 209 nënshkrime.

“Qytetarët po flasin qartë: Serbia nuk mund të futet në Kosovë. "Zajednica" nuk mund të kalojë!”, shkruan në mbishkrimin e fotos së publikuar.

Ndryshe, VV bashkë me AAK-në dhe Nisman, janë duke bllokuar seancat e Kuvendit të Kosovës, pikërisht për t`i kundërshtuar marrëveshjet e lartcekura, dhe kërkojnë nga Qeveria që t`i kthejë mbrapsht ato nënshkrime.

Sot, opozita ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, nga çka janë alivanosur tre persona.