Reagon Zemaj: Bandat e kuqe kanë për qëllim njollosjen e personaliteteve që kanë punuar për shtetndërtim

  • 09 October 2015 - 15:44
Reagon Zemaj: Bandat e kuqe kanë për qëllim njollosjen e personaliteteve që kanë punuar për shtetndërtim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar përmes Facebook-ut, pas padisë së paralajmëruar nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiut.

Sipas Zemajt, “ Bandat e kuqe kanë vetëm një detyre, shkatërrimin e shtetit dhe njollosjen e personalitetëve që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për shtetndertimin e vendit tonë”.

“Njerzë me paranoja histerike të mbyllur në botën e tyre virtuale as nuk mund të me demtojnë dhe as të më pengojnë në angazhimin tim të dinjitetshem, të ndershëm si dhe në perkushtimin tim të sinqerte ndaj atyre që më kanë besuar voten e tyre për tre mandate rresht. Unë i qendroj besnik ligjit dhe kushtetutes se vendit, njeherit edhe mandatit të deputetit”, shkruan në fund Zemaj.