Më 13 tetor, Mustafa e Vuçiq në darkë jozyrtare

  • 09 October 2015 - 17:03
Më 13 tetor, Mustafa e Vuçiq në darkë jozyrtare

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politika të Jashtme, Frederica Mogherini ka ftuar kryeministrat e të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafën dhe Aleksandar Vuçiqin që të vazhdojnë dialogun mbi normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Komisionit Evropian, Mogherini ka ftuar që të dy kryeministrat në një darkë jozyrtare më 13 tetor për të diskutuar të arriturat e dialogut si dhe për hapat e mëtutjeshëm midis dy vendeve, transmeton Indeksonline.

“Në kontekstin e përmirsimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërmjetësuar nga BE, Përfaqësuesja e Lartë dhe zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian Frederica Mogherini, ka ftuar kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq në një darkë jozyrtare për të diskutuar mbi progresin e arritur gjatë dialogut, si dhe për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në deklaratën e Departamentit për Punë të Jashtme.

Në roundin e fundit të dialogut, më 25 gusht kryeminsitrat e të dyja vendeve nënshkruan marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, mbi telekomunikimin, energjinë dhe hapjen e urës në lumin “Ibër.”