Shefi i ri i UNMIK-ut ka arritur në Kosovë

  • 09 October 2015 - 18:51
Shefi i ri i UNMIK-ut ka arritur në Kosovë

Zyra për informim e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka njoftuar sot se Zahir Tanin ka arritur në Prishtinë të martën, për të marrë pozitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Tanin, nga viti 2006, ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Afganistanit në OKB.

Ai është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Kabul, më 1980.

Tanin pason në detyrën e re kryesuesin e deritashëm të UNMIK-ut, Farid Zarif.