Prokurorja e rastit “Monstra” e punëson vëllaun në polici?!

  • 10 October 2015 - 14:00
Prokurorja e rastit “Monstra” e punëson vëllaun në polici?!

Prokurorja, Gordana Geshkovska ka punësuar vëllaun e saj në policinë e Maqedonisë në moshën 56 vjecare shkruan portali maqedonas dokaz.mk. Sipas këtij portali, vëllau i prokurores ka marr vendim pune si policë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka ngritur dyshimin se si është e mundur që në këtë moshë një person të emrohet pjestar i policisë.

Ndryshe nga Geshkovska edhe shqiptarët nga Maqedonia u tronditen nga përgjimet e fundit ku shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov kishte emëruar në Prokurorinë Themelore në Shkup si kuadër të VMRO-DPMNE-së dhe njeri në besim, prokuroren aktuale, Gordana Geshkovska e cila ishte prokurore që iu shqiptoi dënimin maksimal shqiptarëve të pafajshëm nga Shkupi, për rastin” Monstër”.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev e publikoi bisedën mes shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ministres, Gordana Jankullovska ku dëgjohej qarte se Mijallkov e ka propozuar prokuroren Geshkovska.

U dënuan nga Geshkova me burgim të perjetshem gjashtë shqiptarë të Maqedonisë, të cilët akuzoheshin për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit në prill të vitit 2012.

Vetëm njëri prej të akuzuarve, Rami Sejdini, u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Perjete u denuan Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviçjanë në burg në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje dhe procedura për ekstradimin e tyre është në vijim e sipër.

Trupi gjykues mori kete vendim, pas aktakuzës së ngritur nga prokuroria për çeshtjen “Monstra”, ku shqiptarët akuzoheshin për terrorizëm, si autorë të krimit që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit. Ne këtë ngjarje u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas.