Arrestohen katër serbë, gjuajtën me armë zjarri në bjeshkët e Istogut

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 11:11
Arrestohen katër serbë, gjuajtën me armë zjarri në bjeshkët e Istogut

Policia në Istog ka arrestuar katër persona të cilët janë kapur në bjeshkët e Istogut duke gjuajtur me armë zjarri. po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë e fishekë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se për këtë rast ishin njoftuar nga një qytetar.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orës 17:00, është informuar nga një qytetar, se në bjeshkën (Mokna), janë duke u dëgjuar të shtëna me armë zjarri”, theklson njoftimi.

“Njësitet Policore të Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur ratsit, dhe me të arritur në vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkën (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht është vëzhguar situata, dhe pas një kohe të shkurtër kanë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit, Policia menjëherë ka marrë veprimet e duhura në tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njëra tjetra, në ato lokacione ishin të vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete”, bën të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë të llojeve të ndryshme si dhe fishekë të armëve të zjarrit.

“Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fisheë,  një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishekë, një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishekë, një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë, një (1) pushkë gjuetie me 14 fishekë”, njofton policia.

Po ashtu, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar:  R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok, P.Lj i lindur me 1984 Mitrovië, G.M. i lindur me 1971 Mitrovicë, M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok. Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)