Organizoi aheng me 30 persona, policia merr masa

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 11:38
Organizoi aheng me 30 persona, policia merr masa

Është inicuar procedurë ndaj një suharekasi, pasi që ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme në Suharekë një person ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25 deri në 30 persona.

“Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)