Shkoi të bënte buzët, 35-vjeçarja: Më kanë shpërthyer 5 herë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 23:38
Shkoi të bënte buzët, 35-vjeçarja: Më kanë shpërthyer 5 herë

Një nënë e re u shqetësua kur buza e saj e sipërme shpërtheu pesë herë pasi ajo mori një mbushës.

Gemma Palmer, 35 vjeç, pagoi 180 £ për t’i bërë injeksion buzëve me një mililitër mbushës, dyfishin e dozës së zakonshme.

Por çuditërisht, lëngu u mblodh në anën e djathtë të buzës së saj të sipërme, duke i shkaktuar shumë dhimbje.

Ajo tha se ekspertët mendojnë se lëngu mbushës është ende i bllokuar brenda fytyrës së saj, edhe pasi kanë kaluar dy vjet që nga koha kur ajo bëri injeksionin.

Ajo po pret që me anë të një trajtimi nga ana e specialistëve ta heqë atë, ndërkohë që bën thirrje që të gjitha femrat që dëshirojnë të bëjnë buzët, të kenë kujdes.

(Kosova Sot Online)