Historianët e Deçanit kërkojnë që çështja e Manastirit të Deçanit të mos hapet në dialog me Serbinë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 21:00
Historianët e Deçanit kërkojnë që çështja e Manastirit të Deçanit të mos hapet në dialog me Serbinë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, kërkojnë që çështja e Manastirit të Deçanit të mos hapet në dialog me Serbinë.

Ndërprerja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Në mesin e atyre që kanë reaguar janë edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “ Ali Hadri” dega në Deçan.

Ata po kërkojnë që çështja e Manastirit të Deçanit, në asnjë formë të mos hapet si temë diskutimi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një kërkesë të tillë e kanë parashtruar përmes një konference për media.

Pos kësaj Shkondran Imerja, ka  thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i viti 2016 është anti – ligjor.

Ndërsa ka kritikuar ashpër edhe kryeministrin Avdullah Hoti, që ka kërkuar që punimet të ndërpriten.

Punimet në rrugën Deçan-Plavë janë ndërprerë vikendin e kaluar pas kundërshtimeve të udhëheqësit të manastirit Sava Janjic dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

(Kosova Sot Online)