Rusia thotë se po krijon vaksinën e koronavirusit për macet

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 23:29
Rusia thotë se po krijon vaksinën e koronavirusit për macet

Pas pretendimit për realizimin e vaksinës për pacientët me Covid-19, Rusia informon se po punon në krijimin e vaksinës së koronavirusit për të mbrojtur nga epidemia macet shtëpiake dhe industrinë vendase të pelushit të lundërzave.

Zhvillimi vjen pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se vendi ka aprovuar vaksinën e parë të koronavirusit për përdorim njerëzor duke thënë se fillimisht e kishte marrë vajza e tij.

Tashmë agjencia shtetërore veterinare ruse Rosselkhoznadzor, po punon për vaksinën e koronavirusit për felinet, teksa kreu i saj Sergey Dankvert tha se vaksina nevojitet për fermat e pelushit të lundërzave, të cilat koronavirusi i ka goditur rëndë në Holandë e Danimarkë.

“Disa miliona felinë të tillë janë shkatërruar në këto vende. Ata ia transmetojnë shpejt virusin njeri-tjetrit”, tha Dankvert duke shtuar se nuk mund të thoshte me saktësi se kur do të qe gati vaksina, por shpresonte që testimet të nisin në vjeshtë.

Rreth 10,000 lundërza të kultivuara janë eliminuar në Holandë prej frikës se kishin virusin Covid-19 dhe mund t’ia transmetonin njerëzve, edhe pse vetëm pak prej tyre kanë shfaqur simptoma. Rusia ka thënë gjithashtu se vendet perëndimore po përpiqen të blejnë ose spiunojnë shkencëtarët e saj për të kopjuar vaksinën e re të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)