Donald Trump pretendon se ka folur me zotin

  • G.g /
  • 18 August 2020 - 13:30
Donald Trump pretendon se ka folur me zotin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se e kanë në kontroll situatën e krijuar prej pandemisë, pavarësisht se vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura sepse kanë mbi 5.36 milion persona të infektuar.

Presidenti Donald Trump e ka cilësuar ndikimin e Covid-19 mbi ekonominë amerikane si një mënyrë e Zotit për të testuar aftësitë e tij.

Gjatë një takimi në Uiskonsin, ai ka dhënë një mesazh sa të drejtpërdrejtë, aq edhe me shumë nota humori. Trump ka deklaruar se ka biseduar me Zotin mbi ringritjen e ekonomisë dhe se vetëm një si ai mund ta bënte.

“Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe tani duhet ta ribëjmë prapë. Ky është një testim për mua nga Zoti. Ai më ka thënë se e bëra një herë. Unë e pyeta: “A bëra një punë të mirë, Zoti im? A jam unë i vetmi që mund ta bëj përsëri atë?” Ai më tha që do të duhej ta bëje përsëri. “Unë i thashë, ‘OK, jam dakord” , tha Trump, duke folur me mbështetësit e republikanëve.

Kjo deklaratë e Trump ka shkaktuar shumë të qeshura te publiku, por sipas Huffignton Post, qëndrimi i Trump nuk është i paarsyeshëm për shumë amerikanë pasi, sipas një studimi të Qendrës së Kërkimeve Pew, 90% e amerikanëve të krishterë thonë se flasin me Zotin dhe 35% kanë shtuar se Zoti u përgjigjet atyre.

(Kosova Sot Online)