Lexoni edhe:
Aventurizmi i pa menduar i kryeministrit Hoti në Washington, marrëveshja me Serbinë në kundërshtim serioz me Kushtetutën e Kosovës
Fuqitë botërore duhet të bashkohen dhe të ridrejtojnë ekonomitë e tyre në një të ardhme të gjelbër ose njerëzimi do të “shkatërrohet”, ka paralajmëruar shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Guterres u bëri thirrje kombeve që të përdorin pandeminë si një trampolinë për të filluar “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si njerëzit jetojnë. Ai këto komente i bëri në intervistën me agjencinë AFP dhe anëtarët e tjerë të rrjetit “Covering Climate Now”, një bashkëpunim global i mediave të angazhuara për raportime në çështjet e klimës.
“Të bashkohemi, ose do të jemi të shkatërruar”, tha Guterres.
Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë.
Më herët Guterres, ka thënë se tani, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave.
Më 8 shtator, Agjencia Evropiane e Mjedisit tha se luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër.
Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.
(Kosova Sot Online)