Bordi i Përkohshëm aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 16:25
Bordi i Përkohshëm aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE z. Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.

Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratur të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore që rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.

(Kosova Sot Online)