Vetëvendosje pret nga Vjosa Osmani la largojë djalin e Haxhi Shalës nga Praga

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:25
Vetëvendosje pret nga Vjosa Osmani la largojë djalin e Haxhi Shalës nga Praga

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj emërimit të djalit të Haxhi Shalës në pozitën e konsullit në Pragë të Çekisë.

Sipas saj Kosova ka nevojë për konsuj profesional e me integritet dhe se emërimet e tilla vetëm sa e degradojnë diplomacinë kosovare.

“Shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave shtetërore. Degradimi politik e partiak i shërbimit të jashtëm, deformon dhe dëmton rëndë interesat shtetërore në sferën ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ambasadorë/e dhe konsuj profesional, më integritet dhe që përzgjidhen e emërohen në rrugë ligjore dhe në interes të shtetit, e jo emërime mbi baza të interesave partiake, familjare e si shpërblim për shërbime të brendshme private të tyre”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Kësisoj ajo ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së peridentit Vjosa Osmani që ta shfuqizojë vendimin për emërimin e tij në këtë pozitë.

“Rruga ligjore se si mund të bëhet dikush diplomat është e qartë. Ky nuk është rasti me vendimin e ish Presidentit Thaçi për emërimin e konsullit në Pragë. Emërim i Flakron Shalës konsull i Republikës së Kosovës pa kandiduar asnjëherë dhe pa asnjë ditë pune në MPJD, ka shpërfillur tërësisht kërkesat dhe kriteret ligjore. Unë besoj dhe  pres që U. D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të shfuqizojë vendimin e Presidentit të mëhershëm për emërimin e konsullit në Pragë, duke mbrojtur kështu integritetin e shërbimit diplomatik të Kosovës nga ndërhyrje të tilla me pasoja të mëdha”, ka shkruar ajo. 

(Kosova Sot Online)