Lexoni edhe:
Gjermania kërkon që tërë BE-ja t’i mbyllë qendrat e skijimit, ky shtet është kundër
Në 21 Nëntor një burrë në Filipine u mbyt në lumë dhe Shanel Guierrez pretendon se pa shpirtin e tij të dalë nga uji për të vazhduar në botën e përtejme. Gutierrez e filmoi këtë moment në telefonin e saj.
“Ishte shumë e tmerrshme sepse nuk mendova kurrë se do të filmoja diçka të tillë me telefonin tim. Jam e sigurt që ishte shpirti i tij. Rrëqethem sa herë e shoh”, shprehet ajo.
Gjermania kërkon që tërë BE-ja t’i mbyllë qendrat e skijimit, ky shtet është kundërLexoni edhe:
Sipas dëshmitarëve, viktima e identifikuar si Dandon u mbyt teksa përpiqej të shpëtonte një qen rruge. Ai e shtyu kafshën në një vend të sigurtë, por ndërkohë zhytej më në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, burri nuk ia doli të mbijetonte.
The Sun shkruan se kur Gutierrez u pyet nëse e kishte montuar videon, ajo u përbetua që nuk e kishte ndryshuar sepse cënonte familjen e viktimës.
“Ka lënduar familjen e tij. Ata janë shumë të fyer. Unë kapa në video njerëzit që u përpoqën ta shpëtonin dhe nuk prisja të shihja diçka të tillë”, vijon ajo.
(Kosova Sot Online)