![Kosova dhe Serbia e mbështesin deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/16/200x200_SAMOTI_PER_UKRAINEN1718551950.jpg)
Haxhiu konfirmon se Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje
![Haxhiu konfirmon se Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/20/auto_auto_albulena-haxhiu-albin-kurti-1-1068x580-116099541171611148772.jpg)
47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.
Në nga ta është edhe prijësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
E lidhur me këtë, ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se Kurti nuk do jetë kandidat për deputet.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ky është postimi i saj i plotë:
Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!
(Kosova Sot Online)