Ndërpriten gërmimet në Rudnicë të Serbisë, vazhdojnë të hënën

  • 25 November 2015 - 09:05
Ndërpriten gërmimet në Rudnicë të Serbisë, vazhdojnë të hënën

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve janë ndërprerë gërmimet në Kizhevak-Rudnicë të Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gërmimet do të vazhdojnë të hënën.

“...Ekipi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore kthehet sot gjate ditës... Gjatë këtyre 10 ditëve janë larguar me mijëra kubik gurë me dy ekskavatorë, si dhe është në përfundim e sipër edhe etazha e dytë e planifikuar. Reshjet e pandërprera dhe terreni i vështirë malor rrëzë Kopaonikut e bënë të veten”, ka shkruar Gërxhaliu në Facebook. 

(Kosova Sot)