Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 08:18
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin për motin sot dhe në ditët në vazhdim.

Sipas PW, sot në Kosovë do të ketë mot të ftohtë, derisa mund të ketë edhe reshje të shiut dhe të borës.

15.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

16.03 – Ftohtë dhe me erë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten rrebeshe shiu e në mbrëmje edhe me borë. Në vise kordinoro malore borë.

17.03 – Me erë dhe ftohtë. Kryesisht me vransira e herë herë me rrebeshe të dobëta shiu apo edhe bore orëve të mbrëmjes. Në vise kodrinoro malore vetëm reshje bore.

18.03 – Mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme, e orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të dobëta bore dhe shiu, e në mbrëmje të borës.

19.03 – Vijon të mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh të dobët shiu të përzier edhe me borë.

(Kosova Sot Online)