Irinej u bën thirrje serbëve të kthehen në Kosovë

  • 25 November 2015 - 10:44
Irinej u bën thirrje serbëve të kthehen në Kosovë

Patriarku serb Irinej, gjatë festës së Shën Stefanit në manastirin e Deçanit  u ka bërë thirrje të gjithë ish-banorëve të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre.

“E dimë që jetojnë në rrethana të vështira, por Zoti do t’u japë atyre forcë të durojnë dhe i ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre e të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”, ka deklaruar Irinej.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç si dhe ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtiç.