Mediat kroate: Jahjaga dhe Nikoliq nuk e folën asnjë fjalë mes vete

  • 25 November 2015 - 15:52
Mediat kroate: Jahjaga dhe Nikoliq nuk e folën asnjë fjalë mes vete

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ai serb Tomislav Nikolic janë duke marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brioni që po mbahet në Zagreb, por edhe pse ata kanë qëndruar ulur në të njëjtën tavolinë nuk e kanë thënë asnjë fjalë ndërmjet vete.

Kroatja  “Jutarnji List”, shkruan se  pas fotografisë së përbashkët të presidentëve të rajonit, nikoqirja Presidentja Kolinda Grabar –Kitarovic ka organizuar drekë me moton “Kroacia në tavolinë, Sllovenia në gotë”, pra janë shërbyer ushqime kroate dhe verëra sllovene duke përcuar mesazhin se dy vendet kanë raporte miqësore.

Në të njëjtën tavolinë kanë qëndruar Jahjaga dhe Nikolic, por sipas mediave kroate ata nuk kanë folur asnjë fjalë mes vete.