Nikolic e puth me zor Presidenten e Kroacisë (Video)

  • 25 November 2015 - 16:31
Nikolic e puth me zor Presidenten e Kroacisë (Video)

Samiti Brdo –Brioni i cili po zhvillohet në Zagreb e ku po merr pjesë edhe Zëvendëspresidenti Joe Biden, po komentohet shumë edhe për shkak të një “incidenti” ndërmjet Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitarovic dhe atij të Serbisë Tomislav Nikolic. Nikolic e ka puthur Presidenten e Kroacisë duke iu imponuar dukshëm.

Askush nuk e ka pritur që Presidenti Nikolic do të jetë kaq i “ngrohtë” me Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic e cila është zënë në befasi nga puthjet e tij. Dy palët kohëve të fundit kanë acaruar raportet, por Nikolic ka befasuar nikoqiren e tij duke i gjuajtur në qafë. Ai e ka puthuar 3 herë atë në mënyrë tradicionae serbe. Presidentja kroate ka dashur ta ndërprejë këtë situatë pasi Nikolic ka realizuar puthjen e dytë, por homolog i saj nuk është ndalur.