Rusët sulmojnë ambasadën turke me gurë dhe vezë (Foto)

  • 25 November 2015 - 19:56
Rusët sulmojnë ambasadën turke me gurë dhe vezë (Foto)

Emocionet janë duke vluar në Rusi. Të influencuar nga deklaratat shumë të ashpra të presidentit rus, Vladimir Putin, qytetarë të shumtë kanë sulmuar Ambasadën e Turqisë në Moskë.

Ata mbanin në duar pllaka me mbishkrimin “Turqia=ISIS”. Më pas demonstruesit kanë filluar të hedhin gurë dhe vezë mbi ambasadën turke, derisa kanë shqyer edhe flamurin turk.