Obama në Ditën e Falënderimeve u shërben veteranëve dhe të pastrehëve (Video)

  • 26 November 2015 - 11:20
Obama në Ditën e Falënderimeve u shërben veteranëve dhe të pastrehëve (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, së bashku me të gjithë familjen e tij të mërkurën filloi pushimet e  Falënderimeve duke shërbyer darkë për popullatën lokale të pastrehëve dhe veteranëve në "Qendrën e Miqësisë së të Pastrehëve" që gjendet në Washington.

 “ Kjo nuk është vetëm një ndihmesë shpirtërore gjatë këtij sezoni. Por një detyrim i yni që të sigurohemi se të gjithë ata  që kanë shërbyer dhe kanë sakrifikuar për vendin ta kenë një vend që quhet shtëpi”, tha ai.

Obama shërbente  gjeldeti dhe lëng mishi për veteranët dhe njerëzit e të tjerë të pastrehë, ndërsa zonja e parë Michelle Obama ka shërbyer perime. Vajzat Sasha dhe Malia shërbyen pure dhe boronica  të kuqe, shkruan CNN.

Obama tha se Administrata e tij e konsideron këtë si një nga prioritetet e tyre kryesore.

Përndryshe amerikanët festojnë sot Ditën e Falënderimeve me dreka familjare, blerje dhe aktivitete të tjera. Dita e Falënderimeve festohet çdo vit të enjten e fundit të nëntorit.