Çiklistët austriakë ndihmojnë familjen kosovare Ulaj

  • 26 November 2015 - 16:15
Çiklistët austriakë ndihmojnë familjen kosovare Ulaj

4343 euro kanë grumbulluar çiklistët e ekipit “Twenty4Charity” të Gmunden-it austriak në garën 24 orëshe të zhvilluar gjatë verës në Semmering. Dhe këtë shumë në formë çeku, ata ia kanë dorëzuar familjes kosovare Ulaj.

Kjo familje ka pasur një fatkeqësi pasi që në vitin 2014 ka humbur jete tragjikisht zonja e shtëpisë gjegjësisht nëna e dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç.

Çiklistët, për t`i dhënë një kuptim më fisnik garës së tyre, kishin vendosur që secili rreth i garës të “shndërrohet në euro” nga sponsorët dhe shuma e fitar të jepet për një qëllim humanitar, transmeton albinfo.ch.

Falë mbështetësve të shumtë, javën e kaluar u mundësua që në një ambient të bukur të sallës së komunës së Gmunden-it, shuma e mbledhur t`i dorëzohej familjes Ulaj.