Mark Frroku heq dorë nga mandati i deputetit

  • 26 November 2015 - 19:56
Mark Frroku heq dorë nga mandati i deputetit

Deputeti kristian-demokrat, Mark Frroku i ka dërguar një kërkesë Kuvendit, me anë të të cilës deklaron se heq dorë nga mandati i deputetit.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të afërta me deputetin, Frroku ka vendosur të tërhiqet nga posti i ligjvënësit pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Frroku ka mbi 6 muaj që nuk merr pjesë në seancat e Kuvendit, edhe pse kërkesat e tij për të qenë i pranishëm kanë qenë të shumta.

Ai është nën hetim për një seri veprash penale, në Shqipëri për fshehje të pasurisë dhe në Belgjikë për vrasje, transmeton Top Channel.