Topalli e harron policinë, thotë se nesër s'do t'i ndal bora e të ftohtit

  • 27 November 2015 - 13:33
Topalli e harron policinë, thotë se nesër s'do t'i ndal bora e të ftohtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se nesër nuk do t’i ndal as bora dhe as të ftohtit për të marrë pjesë në manifestimin e 28 nëntorit, të organizuar nga opozita.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar mesazhe mbështetëse dhe konfirmim të qytetarëve se do të jenë pjesë e këtij manifestimi.

Ky është postimi i plotë i Topallit:

Me 28 nëntor nuk na ndal as bora, as të ftohtit!

“Jam nënë e dy fëmijëve. Ne mezi sigurojmë bukën e gojës. Unë dal nesër në Prishtinë jo për ju, jo për opozitën, por për fëmijët e mi që sot mezi i ushqej, mezi ju blej rroba të përdorura, mezi i qoj në shkollë dhe mezi i mbaj të shëndetshëm. Me 28 nëntor nuk më ndal as Bora as të ftohtit. Unë burri im dhe fëmijët e mi do të jemi aty.”

Nuk mund të mos e pranoj se për një çast pata një moment dobësie kur morra këtë mesazh të një nëne të lodhur në shpirt me hallet e jetës, por në të njëjtën kohë e ndjeva veten krenar për një qytetare të varfër pa fajin e sajë, por të pasur në shpirt, të vetëdijshme për obligimin qytetar dhe për besimin që mban në vete për ta bërë ndryshimin. Ky është vetëm një, vërtet një nga jashtëzakonisht shumë mesazhe personale që kam marr ditëve të fundit dhe sot pa ndërprerë që nga orët e para të mëngjesit. Unë i falënderoj të gjithë ata që më shkruan, që shprehën gatishmëri për të ardhur nesër në Prishtinë dhe që përkrahën në forma të ndryshme pjesëmarrjen në festën e 28 nëntorit.

(Kosova Sot)