Skandaloze, të burgosurit nën një kulm me gratë në gjinekologji

  • 27 November 2015 - 20:06
Skandaloze, të burgosurit nën një kulm me gratë në gjinekologji

Traumatizohen gratë shtatzëna dhe nënat në klinikë

"Ky  është  një  vendim skandaloz  dhe    është  në kundërshtim  me  atë  se përse  është  e  dedikuar Klinika  e  Gjinekologjisë  dhe Neonatologjisë",ka  thënë Besa  Baftiu,  deputete  dhe anëtare  e  Komisionit  për Shëndetësi 

Në bazë të një Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet QKUK-së dhe Departamentit për kujdesin shëndetësor të burgjeve, është paraparë  të bëhet  adaptimi i hapësirave përdhese të Klinikës Gjinekologjike Obstetrike për trajtim shëndetësorë të të burgosurve. Ndërkohë, ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme  nga njohës të çështjeve shëndetësore, pacientqytetar, Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës etj. Deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi Besa Baftiu, e ka cilësuar një skandal të radhës këtë vendim. "Ky është një vendim skandaloz dhe është në kundërshtim me atë se përse është e dedikuar Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë", tha ajo, duke u shprehur se është befasuar tej mase me këtë marrëveshje bashkëpunimi që ka ndodhur. "Habitem me ketë që e dëgjova, sepse si është e mundur që një godinë ku janë të shtrira gratë shtatzëna, të ndodhë një gjë e tillë. Si mund të ndodhë kur ka raste kur gratë shtatzëna që rrinë me muaj të tërë për të kërkuar trajtim dhe dihet se u duhet qetësi dhe të shkojnë të burgosurit aty. Po ashtu, ka nëna që për shkak të foshnjave, të cilat i kanë lindur para kohe, u duhet të qëndrojnë me muaj në spital", është shprehur Baftiu. Ajo shton më tej se është e shqetësuar që në bodrumin e kësaj godine të qëndrojnë të burgosurit që mbajnë dënime për vepra të ndryshme penale. "Në vend që Ministra e Shëndetësisë, apo edhe vetë QKUK-ja këtë hapësire ta rregullojë dhe t'u krijojë kushte më të mira grave shtatzëna, me këtë veprim vetëm sa do t'i traumatizojë gratë, duke i detyruar që mos të kërkojnë trajtim mjekësor, por në fakt t'i shtyjnë drejt spitaleve dhe spitalit brenda oborrit të QKUK", ka thënë ajo. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)