Limaj: Alarmi për bomba, blof i pushtetit për t’i frikësuar qytetarët (Video)

  • 27 November 2015 - 21:28
Limaj: Alarmi për bomba, blof i pushtetit për t’i frikësuar qytetarët (Video)

Fatmir Limaj ka thënë se alarmet për bomba janë vetëm gënjeshtra për t'i mashtruar qytetarët e Kosovës.

"S'është mirë të ofendohet inteligjenca e qytetarëve të Kosovës. Me këto përralla nuk mashtrohet populli", tha Fatmir Limaj në një lidhje telefonike për emisionin Rrokum Roll, të Televizionit Rrokum.

Limaj tha se lajmërimet e rrejshme për mjete shpërthyese ishin veç për arsye që nesër sa më pak njerëz të tubohen në manifestimin e organizuar nga opozita.

"Të vetmit këta bëjnë thirrje për mos me dalë në vendet ku ka shumë njerëz, e kjo është e qartë që bëhet që nesër në Prishtine me pasë sa më pak njerëz në tubimin tonë".

"Këta njerëz kanë filluar ta humbin arsyen. Leni njerëzit të besojnë në qëndrimet e tyre, mos provoni t’i pengoni”, tha Limaj.