Hakerët shqiptarë hakojnë faqen e Avokatit të Popullit të Serbisë, postojnë flamurin kuq e zi (Foto)

  • 29 November 2015 - 12:51
Hakerët shqiptarë hakojnë faqen e Avokatit të Popullit të Serbisë, postojnë flamurin kuq e zi (Foto)

Faqja zyrtare e Avokatit të Popullit të Serbisë, është sulmuar nga hakerët shqiptarë, për nder të ditës së flamurit, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, e cila citon zyrtarët shtetërorë të cilët kanë bërë të ditur se pas sulmit kjo ueb-faqe është rikthyer.

Në momentin që hapej faqja e Avokatit të Popullit, mund të shihej flamuri shqiptar me mbishkrimin “në nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë  – Kuq e Zi”. “Hacked by The_warriOr – United States of Albania”.