Gjakovari shkëmben skena erotike në “Skype”, shantazhohet nga një femër me 5.000 euro

  • 29 November 2015 - 18:25
Gjakovari shkëmben skena erotike në “Skype”, shantazhohet nga një femër me 5.000 euro

Një banor i Gjakovës ka raportuar dje në Policia pasi që ka shkëmbyer me “Skype” materiale erotike me një femër të panjohur, e njëjta e ka shantazhuar me pesëmijë euro që të mos i publikojë të njëjtat.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ne ‘Skype’, ka zhvilluar një bisedë në gjuhën angleze dhe shqipe, me një të dyshuar të panjohur dhe pasi që me të njëjtën kanë shkëmbyer skena erotike, e dyshuara nga viktima e ka kërkuar një shumë prej 5.000 euro për mospublikim të me tejshëm të skenave të incizuara", thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës.