Në Amerikë keni më shumë gjasa që të vriteni nga një ekstremist i krahut të djathtë, se sa nga një terrorist mysliman

  • 30 November 2015 - 17:48
Në Amerikë keni më shumë gjasa që të vriteni nga një ekstremist i krahut të djathtë, se sa nga një terrorist mysliman

Të premten pasdite, një javë pasi zyrtarë në të gjithë vendin u përpoqën që të bllokojnë refugjatët sirianë nga hyrja në shtetet e tyre në një përpjekje për të luftuar terrorizmin, një burrë i bardhë në Kolorado kreu një akt që në dukje është terrorist, në një klinikë.

Edhe pse detajet e motiveve të Robert Lewis për vrasjen e tre njerëzve në një klinikë dhe plagosjen e nëntë të tjerëve janë ende duke u hulumtuar, Lewis thuhet se i tha policisë se “nuk ka më pjesë të fëmijëve”, një referencë e qartë për videot e prodhuara nga Qendra për Progres Mjekësor, me shumë politikanë të cilët pretendojnë se klinika “Planned Parenthood” shet “pjesë të fëmijëve të abortuar”.

Veprimet e Lewis, me fjalë të tjera, duket se janë një akt terrorist i motivuar politikisht kundër një institucioni i cili fyhet gjerësisht nga konservatorët.

Edhe pse terrorizmi i kryer nga myslimanët merr një sasi disproporcionale të vëmendjes nga politikanët dhe gazetarët, realiteti është se ekstremistët e krahut të djathtë përbëjnë një kërcënim më të madh për njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa terroristët e lidhur me ISIS apo organizata të ngjashme.

Profesori Charles Kurzman nga UNC dhe profesori David Schanzer nga Universiteti Duke shpjeguan qershorin e kaluar në Nju Jork Tajms se, nga aktet terroriste të frymëzuara nga Islami llogariten të jenë 50 viktima gjatë 13 viteve të fundit. Ndërkohë që ekstremistët e krahut të djathtë kanë kryer 337 sulme në vit në dekadën pas 9/11, duke shkaktuar një total prej 254 viktimave.

Metodologjia e Kurzman dhe Schanzer, për më tepër, mund të nënvlerësojë shkallën në të cilën terroristët e brendshëm në SHBA janë të motivuar nga pikëpamjet e krahut të djathtë.

Siç edhe e përshkruajnë ata termin në Nju Jork Tajms, termi “ekstremist i krahut të djathtë” kryesisht përfshin ekstremistët anti-qeveritarë të tillë si anëtarët e lëvizjeve sovrane qytetare, edhe pse ai gjithashtu përfshin disa grupe raciste të krahut të djathtë si neo-nazistët.

Pra, kjo nuk është ende e qartë nëse Lewis, i cili bëri këtë sulm kundër abortit por që gjithashtu thuhet se iu referua edhe Obama-së, u motivua pjesërisht nga lloji i pikëpamjeve anti-qeveritare, të cilat janë në fokus të hetimit nga Kurzman dhe Schanzer.

Kurzman dhe Schanzer anketuan gjithashtu edhe qindra agjenci të zbatimit të ligjit në lidhje me vlerësimin e tyre nga kërcënimet e ndryshme. Nga 382 agjencitë e anketuara, 74% prej tyre raportuan ekstremizmin anti-qeveritar si një nga tre kërcënimet kryesore terroriste, ndërsa vetëm 39% e kërcënimeve nga terrorizmi ishin të lidhura me organizatat e tilla si ISIS dhe Al-Kaida.