Aeroplanët rusë e ushtrojnë bombardimin e anijeve në Detin e Zi

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 15:17
 Aeroplanët rusë e ushtrojnë bombardimin e anijeve në Detin e Zi

Autoritetet ruse thanë të shtunën se aeroplanët luftarakë të këtij shteti e kanë praktikuar bombardimin e anijeve të armikur në Detin e Zi gjatë ushtrimeve ushtarake. Këto ushtrime po mbahen pas tensioneve rreth kalimit të një luftanije britanike afër Krimesë.

Moska javën e kaluar e sfidoi luftanijen britanike, HMS Defender, që kaloi nëpër ujërat afër Krimesë. Londra tha se ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, sepse ajo është vijë ndërkombëtare e trafikut detar. Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, por shumica e shteteve e njohin atë si pjesë të Ukrainës.

Të shtunën, Flota e Detit të Zi e ushtrisë ruse tha se aeroplanët e njësive të saj dhe ato të një distrikti jugor ushtarak morën pjesë në ushtrimet ushtrarake, shkruan Reuters.

“Ekuipazhet me aeroplanë kryen fluturime trajnuese mbi Detin e Zi, duke praktikuar sulme me raketa dhe bomba kundër anijeve të pretenduara të armikut”, citohet të ketë raportuar kjo flotë nga agjencia e lajmeve, RIA.

U raportua se në këto ushtrime u përfshinë aeroplanët e tipit “Sukhoi Su-30SM”, bombarduesit “Sukhoi Su-24M” dhe “Sukhoi Su-34” si dhe aeroplanët luftarakë të tipit “Sukhoi Su-27”.

Ushtria ruse po i kryen këto ushtrime në të njëjtën kohë kur NATO-ja dhe Ukraina po e zhvillojnë ushtrimin ushtarak “Puhia e Detit” pikërisht në Detin e Zi.

(Kosova Sot Online)