![Kosova sanksionon serioze Iranit, i ashpërson edhe sanksionet ndaj Rusisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/13/200x200_kosove-qeveria-3-1-600x360_21718275568.jpg)
Gabim gjatë fekondimit artificial, lind fëmijën e dikujt tjetër
![Gabim gjatë fekondimit artificial, lind fëmijën e dikujt tjetër](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/30/auto_Screenshot_11-28-600x3601627646611.jpg)
Ajo lindi djalin e një gruaje tjetër për shkak të një gabimi gjatë fekondimit invitro. Kjo është historia që i ndodhi 33 vjeçares Olga Alyokhina nga rajoni rus i Chelyabinsk.
Siç raporton The Sun, prindërit kuptuan se Denis nuk ishte fëmija i tyre biologjik derisa zbuluan grupin e tij të gjakut.
Një test i ADN -së më vonë konfirmoi se gruas së re i ishte implantuar një embrion nga një pacient tjetër.
Tashmë Alyokhina dëshiron të dijë nëse fëmija i saj ka lindur.
Olga dyshon se prindërit biologjikë të Denisit tani po rrisin djalin e saj, prandaj vendosi ta bënte historinë publike, me shpresën se do të gjente gruan me të cilën u bë shkëmbimi.
(Kosova Sot Online)